Një ditë tepër e dhimshme për modelen e famshme shqiptare, Angela Martini, ajo ka bërë të ditur se ditën e sotme ka humbur një ndër personat më të dashur te saj. Nëpërmjet një postimi Angela ka përshkruar dhimbjen qe ka përjetuar kur ka marrë lajmin e tmerrshëm se shoqja e saj e ngushtë në një mosh fare të re ka ndërruar jetë.
‘Këto janë fjalët më të trishta që më është dashur të shkruaj deri më tani. Engjëlli im, shoqja ime e ngushtë, ajo që ishte më shumë se një motër për mua, nuk është më! E dashur Marissa, 8 vite më parë kur ne u njohëm, ti ndryshove jetën time. Më bëre më të fortë, më të zgjuar dhe më mbushe me vetbesim. U bëra e papërshkueshme nga plumbat falë teje! Jeta jote ishte një bekim, dashuria jote nuk përshkruhej dot me fjalë dhe kujtimet e mia me ty u bënë një thesar për mua. Do të jem gjithmonë mirënjohëse për besnikërinë, bujarinë dhe dashurinë tënde! I vetmi mendim që më jep shpresë është që e gjitha kjo është e përkohshme dhe jemi të gjithë kalimtarë në këtë botë. U prehsh në paqe! Do të të dua përgjithmonë!’-mbishkruan Angela për mikeshën e saj.