Aktorja e njohur Angelina Jolie vetëm së fundmi ka promovuar filmin e saj më të ri: “Maleficent: Mistress of Evil”.
Filmi është pritur me padurim nga publiku pas suksesit të madh që kishte pjesa e tij e parë. Angelina u rikthye në botën e aktrimit pas plot katër vitesh mungesë dhe me të filluan dhe intervistat dhe daljet publike.
Gjatë kohës që aktorja i ka munguar aktrimit, ajo u nda dhe nga Brad Pitt. Kjo ishte një periudhë vërtetë e vështirë në jetën e Angelinës. Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për “Harper’s Bazaar” dhe ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Amerika.
Mirëpo kjo është e pamundur pasi ish partneri, Brad Pitt nuk e lejon. Brad dëshiron që fëmijët e tij të jetojnë në Los Angeles, të paktën derisa të mbushin 18 vjeç. “Do të dëshiroja që të jetoja jashtë dhe do ta bëj posa fëmijët e mijë t’i mbushin 18 vjet. Për momentin me duhet të zbatoj dëshirën e babait të tyre që dëshiron të jetojë në Los Angeles”, tha Angelina.