Anija shqiptare ‘Butrinti’ ka shpëtuar një gomone me 36 persona në bord, në brigjet e detit Egje. Ky ka qenë njoftimi që ka ndarë sot ministrja e mbrojtjes Ilta Xhaccka.
Ministrja bën me dije se në mjetin lundrues ndodheshin 12 fëmijë dhe 15 gra, të cilët janë shpëtuar mrekullisht nga anija shqiptare.
Më tej, Xhaçka sqaron se emigrantët e nisur nga brigjet turke i janë dorëzuar rojës bregdetare greke për të vijuar procedurat në ishullin Kios.
Njoftimi i ministres Olta Xhaçka:
Anija shqiptare #Butrinti vijon punën e mirë të simotrës së saj #Oriku në detin Egje.
Në bashkëpunim me rojën bregdetare turke e greke kanë shpëtuar një gomone me 36 persona në bord, 12 prej të cilëve fëmijë, 15 gra.
36 emigrantët e nisur nga brigjet turke iu dorëzuan rojës bregdetare greke për të vijuar procedurat në ishullin Kios.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post