Ministri i Financave Arben Ahemtaj iu ka dhënë urdhër që të ndalohen të gjitha institucioneve , lidhur me prokurorimin për drekat e darkat festive.
Përmes një reagimi zyrtar, Agjencia e Prokurimit Publik dhe ministria e Financave urdhërojnë institucionet që këto prokurime të ndalojnë, pasi në të kundërt do të të bllokojnë ekzekutimin e pagesave.
“Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) ka konstatuar se, kohët e fundit autoritetet kontraktore kanë shpallur dhe zhvilluar në Sistemin e Prokurimit Elektronik procedura prokurimi me vlerë të vogël, të cilat kanë si objekt dreka apo darka festive.Nisur nga qëllimi i ligjit nr. 9643/2006 “Për Prokurimin Publik”, por edhe i Ligjit nr. 10296/2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, të cilët synojnë mirëpërdorim të fondeve publike, APP dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë tërheq vëmendjen e autoriteteve kontraktore që të mos shpallin procedura të tilla prokurimi.Gjithashtu, bëjmë me dije se Drejtoritë e Thesarit do të bllokojnë egzekutimin e pagesave për objekte të tilla prokurimi.Duke ju falënderuar për mirëkuptimin,”, thuhet në njoftim. (J.V/Faxweb)