Një nga kundërshtarët më të ashpër të Bashës në PD, Arben Imami, ka folur sonte në emisionin “Të paekspozuarit” për humbjen e PD-së.
Ai deklaroi se nuk ka marrë pjesë në fushatën e PD sepse askush nuk e ka ftuar.
Imami madje zbuloi edhe votën e tij dhe të Jozefina Topallit dhe tregoi se të dy kanë votuar për PD-në.
“Unë opinionin tim e kam thënë para zgjedhjeve. Data 26 do të jetë vonë. Ishte vonë. Unë e zonja Topalli patëm një konsultim para zgjedhjeve… Me goditjet që i dha nëpërmjet listës dhe me paqartësitë e marrëveshjes Rama-Basha. Sigurisht që unë kam votuar për PD-në. Ajo ka votuar për PD-në. Në ato rrethe miqësore kemi folur për PD-në. Por askush nuk na ftoi në fushatë. Nuk jam ftuar për asgjë”, deklaroi Imami. (B.H/Shuplaka)