Prokuroria do të marrë sot në pyetje në orën 12:00 sot Fredi Alizotin, i cili shfaqet në një video ku akuzon drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliun, që sipas tij e shoqëroi me makinë pranë organit të akuzës për të dhënë llogari për dosjen ‘Babalja’.
Video-përgjimi u nga deputeti i PD-së Ervin Salianji, i cili po ashtu po hetohet për ‘kallëzim të rremë’ nga ana e prokurorisë.
Alfred Alizoti do të thirret në orën 12:00 pranë organit të akuzës, ku do të japë shpjegime për dëshminë në video. Alizoti dyshohet se imitoi zerin e vëllait të ministrit, Agron Xhafajt, ndaj edhe prokuroria ka kërkuar masën ‘arrest me burg’ për të, pasi ai akuzohet për “Kallëzim të rremë”.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post