Gjykata e Posaçme e Apelit do të shqyrtojë këtë të hënë kërkesën e Ardian Çapjes për ndryshim të masës së sigurisë. Dosja ndaj Çapjes erdhi nga Elbasani në dyshimin e grupit kriminal për vrasjen e babë e birë në vitin 2012, ndërkohë që vetë i dyshuari i ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe ka kërkuar lirinë.
Pak ditë pasi u arrestua Çapja përfundoi në spital për shkak të problemeve me zemrën, duke shtuar një shkak për të kërkuar një masë më të lehtë sigurie.
Ardian Çapja u arrestua në Mars të këtij viti si porositës i vrasjes së babë e birë Gentian e Nezir Beqiri, ndërkohë që në kërkim u shpall vëllai i tij Florenc Çapja.
Një ditë pas arrestimit, Çapja u dërgua në QSUT, pas problemeve me zemrën. Për vrasjen e kryer vite më parë në pranga janë edhe Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani dhe Klajdi Doko, ndersa në kërkim Florënc Çapja.
Dosja e vrasjes së dyfishtë në 2012, u rihap në 2018, kohë kur prokuroria ka tentuar të bëj bashkëpunëtor Ervis Bardhin. Ky i fundit është vetëdorëzuar rreth 1 vit më parë duke treguar se ka kryer vrasjen në bashkëpunim me Olsi Lekun për llogari të Çapjave. Këta të fundit i kanë dhënë 50 mijë euro në vitin 2014 për vrasjen.
Kjo dëshmi është konsideruar e besueshme nga Prokuroria, e cila ka ngritur akuzë zyrtare për Ardian e Florenc Çapjen, ndërsa çështja e tyre tashmë i ka kaluar në ngarkim SPAK-ut.
(E.K/Faxweb.al)