06:15 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

”Arena Kombëtare”, FSHF dosje në UEFA që në vendin tonë të luhet finalja e Superkupës së Europës

07:06 | 03/06/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Arena Kombëtare”, FSHF dosje në UEFA që në vendin tonë të luhet finalja e Superkupës së Europës

Ndërtimi i stadiumit të ri ‘’Arena Kombëtare’’ duket se është shoqëruar dhe me pritshmëri nga Fedderata Shqiptare e Futbollit dhe për të mbajtur në vendin tonë aktivitete ndërkombëtare në fushën e futbollit.

FSH i ka dërguar ditën e premte UEFA-s dosien me dokumentacionin e nevojshëm për të pritur në “Arenën Kombëtare” finalen e Superkupës së Europës.

FSHF ka arritur të mbyllë dosjen dhe ta dërgojë atë në UEFA për finalen e Superkupës në vitin 2019. Ky lajm u bë i ditur nga vetë FSHF me anë të një deklarate për shtyp.
Deklarata e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Dokumentacioni i plotë i FSHF-së për organizimin e finales së Supërkupës së vitit 2019 u nis sot për në UEFA, si dhe u hodh elektronikisht në platformën e tyre.
Pas një pune shumë voluminoze disa mujore FSHF ka plotesuar dosjen e aplikimit për “UEFA Super Cup 2019” në të gjitha seksionet përkatëse.
Materialet voluminoze të aplikimit lidhen me angazhimet që Federata sëbashku me ente të tjera shtetërore duhet të marrin përsipër për qëllime të eventit.

Ftesës së FSHF për bashkëpunim i janë përgjigjur pozitivisht pjesa më e madhe e aktorëve të interesuar nga të cilët gjejmë rastin të falenderojmë veçanërisht Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Bashkinë Tiranë, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Intelektuale, Inspektoratin e Kontrollit e Monitorimit të Tregut, Agjencine Kombëtare të Turizmit etj.
Këto institucione kanë kontribuar në plotësimin e kërkesave të UEFA-s për organizimin dhe mbarëvajtjen e Superkupes së Europes duke ofruar bashkëpunim maksimal me FSHF.

Po kështu edhe Kryeministria ka luajtur rolin e saj shumë deciziv për gjithcka kërkohet për të plotësuar dosjen e cila sot u dërgua në UEFA. Kjo dosje e kandidaturës së Shqipërisë do të analizohet nga UEFA dhe në shtator do të merret vendimi për fituesin nga Komiteti Ekzekutiv i saj.

(E.K/SHUPLAKA)

 

 

 

Etiketa: arena kombetarendeshjesportsuperkupa
Pas

HOROSKOPI. 03/06/2017

Para

Adelina Ismaili na prezanton djalin, a e dalloni se kujt i ngjan Uliksi? (FOTO)

Para
Adelina Ismaili na prezanton djalin, a e dalloni se kujt i ngjan Uliksi? (FOTO)

Adelina Ismaili na prezanton djalin, a e dalloni se kujt i ngjan Uliksi? (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.