Zyrtarët rumunë të gjuetisë kanë vrarë një ari, pasi hëngri një dhi dhe më pas hyri në një shkollë, shkruajnë mediat vendase.
“Ariu hëngri një dhi dhe më pas hyri në shkollë “, tha zyrtari i qeverisë lokale Sandor Petres për agjencinë e lajmeve Mediafax.
Shkolla ishte e zbrazët për shkak të pushimeve verore.
Pas disa orësh, autoritetet kapën ariun në një zonë të izoluar dhe e qëlluan atë.
Besohet se në Rumani të jenë më shumë se 6,000 arinj, që qarkullojnë në zona të ndryshme të fshatrave.
(E.V/Faxweb.al)
Discussion about this post