Në lidhje me arrestimet e bëra me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë ka reaguar dhe ministri i brendshëm Taulant Balla, ku është shprehur se përballja me drejtësinë dhe vuajtja e dënimit po merr përgjigjen e duhur çdo ditë. Drejtësia vonon, por nuk harron.
Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
Arratia nga përballja me drejtësinë dhe vuajtja e dënimit po merr përgjigjen e duhur çdo ditë. Drejtësia vonon, por nuk harron. Një person i dënuar për vrasjen e shtetasve me shumë se 30 vite më parë, u ndalua në Itali dhe u ekstradua gjatë natës në Shqipëri për vuajtjen e dënimit. Gjithashtu operacionet për gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin nga vendet respektive kanë vijuar në shumë vende të tjera. Fal shkëmbimit në kohë të informacionit mes Interpol Tiranës dhe njësive homologe, si dhe angazhimit maksimal të Policisë së Shtetit, dy operacione me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Belgjikë çuan në ndalimin e dy të kërkuarve nga drejtësia shqiptare për krime kundër personit dhe për kultivim\trafikim të lëndëve narkotike.