22:07 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestimi i Aldi Mustafës, policia jep detaje: Po shkonte për të vrarë 1 shtetas

11:31 | 01/10/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestimi i Aldi Mustafës, policia jep detaje: Po shkonte për të vrarë 1 shtetas

Arrestimi i Aldi Mustafës

Policia e shtetit ka dhënë sqarim lidhur me arrestimin e Aldi Mustafës ditën e djeshme në ish-Kënetë në Durrës.

Mustafa u gjet me një armë zjarri pa leje dhe së bashku me të në makinë ishte dhe një shtetas tjetër. Sipas njoftimit të policisë, Mustafa po shkonte të vriste një person dhe forcat e rendit falë inteligjencës policore, bënë të mundur organzimin e punës për lokalizimin e Mustafës dhe arrestimin e tij.

Gjithashtu u arrestua dhe shtetasi tjetër që ishte në makinë, Klevis Turdiu.

Aldi Mustafa është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare pasi ka qenë edhe më parë i dënuar, si brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu ai njihet edhe si mik i “Rrumit të Shijakut”.

Njoftimi i Policisë:
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tentativa”.
Falë inteligjencës policore, Policia parandalon kryerjen e një vrasjeje nga një shtetas me precedent të theksuar kriminal dhe rrezikshmëri të lartë.
I armatosur me armë zjarri me silenciator, me të cilën po shkonte për të vrarë një shtetas, Policia kap dhe vë në pranga 37-vjeçarin, i dënuar më parë brenda dhe jashtë vendit, për armë, drogë, kanosje dhe tentativë vrasjeje.
Policia vë në pranga edhe një 29-vjeçar që shoqëronte 37-vjeçarin, në automjet.
Sekuestrohen një armë zjarri “Scorpion” me silenciator dhe një sasi fishëkësh luftarakë.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, falë inteligjencës policore se një shtetas me precedent të theksuar kriminal po qarkullonte i armatosur dhe kishte planifikuar të kryente një vrasje, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe “Shqiponjat”, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tentativa”.
Si rezultat, në lagjen nr. 15, Durrës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me të cilin lëvizte shtetasi i armatosur dhe kanë ndërhyrë duke zbatuar të gjitha procedurat standarde për ndalimin e një automjeti.
Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi, por nuk ka mundur dot pasi është bllokuar nga shërbimet e Policisë.
Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi A. M., me pasagjer shtetasin K. K., Policia, gjeti një armë zjarri “Scorpion” me silenciator dhe municion luftarak.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A. M., 37 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për disa vepra penale, brenda dhe jashtë vendit;
K. K., 29 vjeç, banues në Durrës.
Nga informacionet që kishte siguruar Policia, dyshohet se shtetasi A. M. kishte planifikuar vrasjen e një shtetasi.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë”.
Etiketa: Aldi Mustafaarrestimiatentatpolicia e shtetit
Pas

Vuçiç: Dëshmitë për ngjarjet në Banjskë dalin “brenda 24 orëve”

Para

Sulmi me bombë në Ankara, reagon Ministria e Punëve të Jashtme: Shqipëria dënon sulmin terrorist në Ankara, solidaritet me Turqinë

Para
Nga aktori Malaj te ish-drejtuesi i SHISH/ Propozimet e reja të qeverisë për ambasadorët në 12 shtete

Sulmi me bombë në Ankara, reagon Ministria e Punëve të Jashtme: Shqipëria dënon sulmin terrorist në Ankara, solidaritet me Turqinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

Ndërhyrje te “Ura e Vashës”, procedohet 50-vjeçari në Klos

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.