Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas arrestimit të autorit të pestë të grabitjes së Rinasit Lleshaj ka përshëndetur Policinë e Shtetitpër këtë operacion.
“Goditja ndaj grupit të grabitësve në Rinas vazhdon. I pesti u mbyll prapa hekurave, duke e shtrënguar darën afër maksimumit. Respekt për punën e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë”!
Kujtojmë se 32- vjeçari Elton Pikli, u arrestua mbrëmjen e djeshme, mësohet se Pikli punonte si kasap në qytetin e Krujës. I dyshuar si bashkëpuntor i grabitjes së aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas.
Ndërkohë që sipas informacioneve Pikli ka qënë i shpallur në kërkim më herët për një çështje falsifikimi dokumentash. Ai është arrestuar nga Policia e Shtetit në Qafë-Thanë, duke tentuar të largohej drejtë Bullgarisë.