11:02 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestimi i Redjan Rrajës, policia jep njoftimin zyrtar: Akuzohet për vrasjen e funksionarëve publikë

12:09 | 05/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mua mund të më vrisnin dhe te dera e shtëpisë”, flet Arjan Ndoja: Me Landi Muharremin kam njohje, atentati s’ka lidhje me…

Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me arrestimin e Redjan Rrajës, si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arian Ndoja, të premten e 1 Nëntorit në afërsi të Shkozetit.

Vihet në pranga një nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 1 nëntor, në Durrës.

Më datë 01.11.2019, rreth orës 16:13, në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Shkozetit, në ndjekje e sipër, persona të paidentifikuar duke udhëtuar me një mjet tip “Benz” kanë qëlluar me armë zjarri nga mjeti i tyre për të vrarë shtetasit A. N., 42 vjeç, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, A. M., 24 vjeç dhe A. L., 46 vjeç, të cilët kanë qenë duke udhëtuar nga Durrësi në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Benz”, të Prokurorit A. N., ku për pasojë, kanë mbetur të plagosur të tre këta shtetas.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje u ngrit menjëherë një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale, Sektorit të Krimeve të Rënda në DVP Durrës e Tiranë, nën drejtimin e Prokurorëve të Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë.

Njëkohësisht, forca të shumta policie në disa Drejtori Vendore ngritën pika kontrolli dhe ushtruan kontroll të gjerë të territorit për kapjen e autorëve.

Si rezultat i kontrolleve të shpejta, në territorin e Drejtorisë Vendore Durrës, brenda një kohë të shkurtër në fshatin Shkafane, Durrës është gjetur i braktisur mjeti tip “Benz”, me targë AA342LM, që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes. Gjatë këqyrjes së këtij mjeti janë sekuestruar edhe prova të tjera materiale, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autorët, konkretisht: dy armë zjarri AK 47, dy maska, një sasi lënde djegëse dhe sende të tjera.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e kesaj ngjarjeje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, regjistroi procedimin penal nr. 244/2019, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, “Vrasja kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Për dokumentimin ligjor të këtij procedimi penal në lidhje me autorët e mundshëm të kryerjes së kësaj ngjarje të rëndë kriminale, me qëllim zbulimin dhe sekuestrimin e provave materiale që lidhen me autorët e kryerjes së kësaj ngjarjeje, iu kërkua Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda lejimi i kontrollit të banesave të 11 shtetasve me banim në Krujë dhe të katër shtetasve me banim në Tiranë dhe në Lushnjë.

Si rezultat i këyre kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan prova materiale që dyshohet se kanë lidhje me autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje.

Provat e sekuestruara po i nënshtrohen një analize të hollësishme nga grupi hetimor dhe një pjesë e tyre u dërguan në Laboratorin Shkencor për egzamiminm të mëtejshëm.

Nga tërësia e provave të sekuestruara dhe bazuar në dyshimet e aryeshme u bë ekzekutimi i urdhër-ndalimit të lëshuar nga Prokurori i Krimeve të Rënda për shtetasin R. Rr, 34 vjeç, lindur e banues në fshatin Nikël, Fushë-Krujë, i dyshuar si një nga autorët e mundshëm të plagosjes me armë të prokurorit dhe dy shtetasve të tjerë.

Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorëve të Krimeve të Rënda po vijojnë intensivisht punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon mirëkuptimin e medias që të tregohen të kujdesshëm në dhënien e informacioneve për publikun, të cilat cënojnë vijimin e hetimeve.

Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda është tërësisht e angazhuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të telefonojnë në 112 apo Komisariatin Dixhital për çdo informacion të mundshëm për këtë ngjarje dhe për çdo paligjshmëri tjetër, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm

Pas

“Kontribut i jashtëzakonshëm për marrëdhëniet mes dy vendeve”, ambasada japoneze nderon Avni Ponarin

Para

Atentati ndaj Ndojës/ U arrestua në Muriqan, çfarë iu gjet nipit të deputetit të PS-së gjatë prangosjes. Si u identifikua 34 vjeçari (DETAJE)

Para
Dalin pamjet/ Ky është “Benzi” që u përdor nga atentatorët për të qëlluar ndaj prokurororit Ndoja në Durrës

Atentati ndaj Ndojës/ U arrestua në Muriqan, çfarë iu gjet nipit të deputetit të PS-së gjatë prangosjes. Si u identifikua 34 vjeçari (DETAJE)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Osmani në Tiranë, përsërit thirrjet për BE-në për heqjen e masave ndaj Kosovës: Ka ardhur koha për veprime konkrete

Presidentja Vjosa Osmani në Tiranë, pritet me ngrohtësi nga Rama

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Mbërrin presidenti serb Vuçiç, takim i “akullt” me kryeministrin Rama

Media britanike e cilëson poshtërim refuzimin e Ramës për “hallin” e Starmer me emigrantët

Kryeministrja e Letonisë: Vetëm Putin s’e do paqen në rajonin tonë, sanksionet mund ta ndalin Rusinë

Samiti në Tiranë/ Rama: Shiun në kryeqytet e sollën anglezët

Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Bisedimet për paqe në Ukrainë, Rutte: Topi është në fushën e Putinit, trysnia është mbi të! Gabimi i presidentit rus…

Dialogu Kosovë-Serbi, Kallas: Kemi emëruar sekretarin e posaçëm, presim normalizim të marrëdhënieve

Samiti në Tiranë/ “Bisedimet në Turqi, një propozim i mirë”, Kallas për luftën në Ukrainë: Rusia nuk do paqe

Europa “zbret” në Tiranë, mikpritja e liderëve në Samitin e Komunitetit Politik Europian

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.