Rikthehet sërish frika nga terrorizmi në Europë. Pas një periudhe disi të qetë në këtë fillimvit, ku nuk ëshë shënuar asnjë sulm i përmasave të mëdha, mjetet e shteteve për të parandaluar sulmet duket të kenë funksionuar.
Policia gjermane ka arrestuar në Berlin tre persona të dyshuar për lidhje me terrorizëm. Sipas mediave gjermane, personat e arrestuar ishin duke planifikuar një sulm të madh në Gjermani. Gjatë operacionit për kapjen e tyre, polica kontrolloi edhe një xhami në zonën e Moabit në Berlin ku mendohet se të arrestuarit e kishin frekuentuar.
Për këtë xhami, policia ka patur dyshime se përdorej për të rekrutuar anëtarë të rinj të ISIS sepse kishte të dhëna që kjo xhami ishte frekuentuar më parë edhe nga Anis Amri, i cili vrau 12 persona në tregun e Krishtlindjeve në Berlin më 19 dhjetor 2016.(E.K/SHUPLAKA)