Policia e Tiranës ka arrestuar një 18-vjeçar nga Kosova. Ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale më një vajzë të mitur. I riu me inicialet E. G. Mësohet se ai ka shpërndarë në rrjete sociale një video personale të saj.
Pjesë nga njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin E. G., 18 vjeç, banues në Kosovë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, si dhe ka shpërndarë në rrjete sociale, një video personale të saj.