Gjatë ditës së sotme në Himarë, në Këshillin Bashkiak u mblodhën për të votuar për kryetarin e ri të Bashkisë. Që pa nisur mirë mbledhja pati tensione pasi mbështetës të Belerit kërkuan largimin e prefektit të Vlorës Vangjush Tavo. Pas debateve dhe tensioneve, mbledhja u shty për në orën 12:00. Në mbledhjen e dytë, nga 21 anëtarë, 15 prej tyre kanë votuan pro Blerina Balajt për drejtimin e bashkisë së Hiamarës. Zgjedhja e Blerina Balaj në Himarë dhe tensionet në Këshillin Bashkiak janë komentuar nga kryeministri Rama.
Kryeministri Edi Rama shkruan në rrjetin social X:
Zgjedhja e sotme nga Këshilli Bashkiak të Himarës, me 15 vota pro dhe vetëm 4 kundër, e nënkryetares së bashkisë, Blerina Bala, si kryetare në detyrë është një zhvillim pozitiv për vazhdimin e punës së qeverisë vendore. Përpjekja e dështuar e një grushti individësh të nxitur për ta penguar këtë zhvillim të bazuar në detyrimin përkatës ligjor të Këshillit Bashkiak, tregoi qartë faktin e thjeshtë se shumica e madhe e himariotëve nuk i përkasin llogores së konfliktit, përçarjes dhe amplifikimit absurd të një sherri primitiv, i cili ushqehet për interesa dhe hesape që s’kanë asnjë lidhje me interesat e Himarës.