Policia Kufitare në pikën doganore në Kapshticës ka goditur një një rast tjetër të trafikut të drogës. Në pranga ka rënë një 29-vjecar pasi në automjetin tip “Audi”A6 me targa AA960PN, të cilin ky drejtonte, në një vend të modifikuar midis sediljes së prapme dhe bagazhit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 31 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë një peshë prej 30 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Detaje:
Policia Kufitare godet një rast të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. Sekuestrohen 31 pako me peshë 30 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës. Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit : Aldo Neli, 29 vjeç, banues në Zallher-Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë) automjetit tip “Audi”A6 me targa AA960PN, të cilin ky shtetas drejtonte, në një vend të modifikuar midis sediljes së prapme dhe bagazhit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale : 31 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 30 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva. Nga veprimet hetimore të kryera, si edhe marrja e deklarimeve rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion qytetin e Selanikut/Greqi. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post