Si rezultat i kontrolleve të intensifikuara nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, me fokus kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, u lokalizua dhe u arrestua shtetasi:
Mariglen Zanuni, 40 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi ndaj tij Gjykata e Apelit Tiranë kishte dhënë vendimin me 2 vite burgim, për veprën penale:
“Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Mariglen Zanuni, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka tjetërsuar pronësinë mbi automjete të marra me qira dhe i ka shitur ato, duke përfituar në mënyrë të paligjshme.
Nga ky vendim gjyqësor, 40-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 8 muaj burgim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.
Policia e Shtetit vijon pandërprerë punën për kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e çdo forme mashtrimi apo paligjshmërie, duke garantuar përballjen e tyre me drejtësinë.