Policia e Tiranës ka arrestuar 57-vjeçarin Kapllan Goga, i shpallur në kërkim nga Interpol “Roma”. 57-vjeçari rezulton i dënuar nga Autoritetet Gjyqësore Italiane me 8 vite burg për kryerjen e veprave penale “Organizator i emigracionit të paligjshëm”.
Detaje:
Arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Më datë 09.02.2017, Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Specialistët e Komisariatit të Policisë nr 6 kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol “Roma”: -Kapllan Goga, 57 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Autoritetet Gjyqësore Italiane, me vendim nr.1179/2002 SIEP, më datë 28.06.2016, e kanë dënuar me 8 vjet burgim , për kryerjen e veprave penale “Organizator i emigracionit të paligjshëm”,të parashikuara nga Kodi Penal Italian. Nga ana jonë u bë arrestimi i përkohshëm i këtij shtetasi dhe materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme deri në pritjen e ekstradimit drejt shtetit Italian. (J.V/Shuplaka)
You really make it seem so easy with your presentation but I
find this matter to be actually something that I think I would never understand.
It seems too complex and extremely broad for me.
I’m looking forward for your next post, I will try to
get the hang of it!