Policia e Elbasanit arrestoi më 11 qershor një të kërkuar nga drejtësia në Itali, i dënuar në mungesë me 7 vite burgim.
Ndërsa Interpol Tirana po punon me homologët e saj të Romës për ekstradimin e Zamir Halilit, zbulohet edhe se ndaj kujt e kishte kryer krimin seksual dhe dhunën 50-vjeçari.
Media e vendit fqinj ka zbardhur sot detaje nga kjo dosje, ku informon se veprat penale shqiptari i kishte kryer ndaj ish-gruas së tij dy dekada më parë dhe se kërkohej prej vitit 2016 në Siena, pas dhënies së vendimit.
Shqiptari u arrestua fillimisht nga karabinierët e Stacionit të Monteriggionit dhe më pas u dëbua nga territori kombëtar në zbatim të një vendimi të lëshuar në vitin 2012 nga Prefektura e Sienës. Pas zbatimit të këtij vendimi, ai ishte bërë i pagjurmueshëm.