Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është Marsel Selamaj 36 vjeç me banim në Berat.
Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane pasi kishte marrë një dënim me 20 vite burg nga Gjykata e Napolit. Veprat penale për të cilat është gjetur fajtor Selamaj janë ‘’Organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni’’
Nuk dihet nëse ekstradimi i tij drejt Italisë do të kryhet menjëherë apo do të pritet pak kohë. (E.K/SHUPLAKA)