Të dhënat e fundit tregojnë shifra alarmante të viktimave dhe personave të infektuar me koronavirus në shtetin fqinj të Italisë.
Mësohet nga mediat vendase se deri mbrëmjen e sotme janë regjistruar 2100 të infektuar vetëm sot ose 12500 në total. Ndërkohë 196 persona kanë humbur jetën vetëm përgjatë ditës së sotme që shkojnë në 827 në total.
Ditën e sotme në rang botëror u shënuan për herë të parë mbi 6600 raste të infektuarish në harkun kohor të 24 orëve ndërsa numri i vdekjeve shënoi rekordin me mbi 330 persona.
Në një deklaratë të bërë nga OBSH thuhet se priten më shumë raste të humbjeve njerëzore si dhe infektime ndërsa këshillohen si zakonisht qëndrimi në shtëpi dhe ndjekja e rregullave për tu mbrojtur nga pandemia tashmë vdekjeprurëse.
Në Shqipëri ka arritur në 15 numri i personave të infektuar ndërsa ka ndërruar jetë një 73-vjeçare në Durrë si dhe është paralajmëruar nga autoritetet se shtrirja e virusit pritet të jetë shumë herë më e madhe.
(F.GJ/FAXWEB.AL)