04:48 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Artan Hoxha hedh dyshimet e para: Kush e ka porositur vrasjen spektakolare të Rrëshenit?

10:00 | 18/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Artan Hoxha hedh dyshimet e para: Kush e ka porositur vrasjen spektakolare të Rrëshenit?

Vrasja e Kastriot Reçit në Rrëshen është etiketuar si spektakolare për shkak se u krye me snajper nga një distancë prej 200 metrash. Snajperisti nga kati i 9-të i pallatit qëlloi me një plumb të vetëm 47 vjeçarin në bulevardin e qytetit.

Madje goditi pa shkaktuar asnjë pasojë, sepse shenjestra e tij ishte në shoqërinë e një gruaje dhe një fëmije të mitur kur u shemb në tokë.

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin e Mustafa Nanos, “Provokacija” tha se kjo është vrasje jo vetëm spektakolare por edhe me kosto të lartë. Sipas tij një vrasje të tillë mund ta porosisë një organizatë e krimit të organizuar.

“Niveli i krimit varet nga kostoja. Në vrasjen e Rrëshenit është zbuluar një snajper. Po kështu nga hetimet ka dalë se snaperisti hyn me tuta dhe del si femer. Qendron 5 orë në pritje dhe sapo sheh objektivin para një gruaje dhe një fëmije qëllon në shenjë. Tani nuk po flasim për vrasjen e Kasem Sulejmani me dron nga SHBA-të, po flasim për një vrasje në Rrëshen që është sa “një tepsi”.

Prandaj them se kjo është një vrasje me kosto që mund të ketë kushtuar së paku 100 mijë euro. Ai (ata) që e kanë porositur sigurisht kanë para të ardhura nga krimi. Vrasje të këtij niveli mund të bëhen nga krimi i organizuar, i drogërave të forta ndaj dhe është vështirë të zbulohen”, u shpreh Artan Hoxha.

Kujtojmë se sapo u vra Kastriot Reçi media solli në kujtesë 4 vrasje të tjera të pazbardhura, të mbetura pa autor.  Vrasja e parafundit që ka ndodhur në Rreshen është ajo e Tonin Gjinit, në Gusht 2019. Ky i fundit ka qenë person me precedent, i arrestuar nga policia si anëtar i bandës së Met Kananit.

Në shtator 2017 në Bruksel është vrarë një tjeter djalë nga Rresheni, Kreshnik Gjini (nipi i Sajmir Jakut). Më 26 Prill 2017 u vra në Romë Gasper Reci (vëllai i Kastriot Recit). Në 2016, u vra në qytetin e Rreshenit, ish-drejtori i OSHEE Saimir Jaku.

Etiketa: artan hoxha kastriot recikastriot recivrasja e kastriot recit
Pas

Flor Mumajesi ‘vë në lojë’ shërbimin e dhomës së hotelit me anglishten e çalë, po mbajmë barkun me dorë nga të qeshurat! (VIDEO)

Para

I kopjoi fjalimin Goebbels-it të Hitlerit, shkarkohet nga detyra ministri brazilian

Para
I kopjoi fjalimin Goebbels-it të Hitlerit, shkarkohet nga detyra ministri brazilian

I kopjoi fjalimin Goebbels-it të Hitlerit, shkarkohet nga detyra ministri brazilian

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova në këmbë për lirimin e ish-efektivit Spahiu

SHBA/ Marinsat zbresin në rrugët e Los Angeles, urdhër për ndalim të protestuesve

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”, Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

“Rusia do ta testojë NATO-n”, Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

Kina humb “Dragoin e Egër”, avioni luftarak modern bie në xhunglën e Myanmarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.