Gazetari Artan Hoxha ka treguar të tjera detaje nga vrasja e djeshme e ish-kryepolicit Artan Cuku.
“Cuku ishte aksioner në një kompani sigurie, ka për detyrë mbrojtjen e disa bizneseve. Një nga këto një është një biznes në Bulqizë ku ka në mbrojtje minierat. Po ashtu kishte në mbrojtje antenat e televizionit publik, ka shërbyer privatisht. Në ngjarjen e mbrëmshme, ai ka qenë bashkë me familjen dhe rreth orës 20:00 , bashkëshortja e ka ndeshur një person në ashensor me kapele, i ka folur atij, më pas është larguar në apartament me fëmijët.
Cuku ka qenë në një minimarket, sapo është kthyer, ka hapur derën e xhamit dalës, ka hyrë në ashensor. Sapo ka hyrë, është qëlluar me armë, është dëgjuar një e bërtitur e tij, në ato moment ka 8 të shtëna, janë sekuestruar 8 gëzhoja; 6 i përkasin një arme, dhe 2 një arme tjetër, prodhim lindor. Ende ekspertiza nuk e ka saktësuar prodhimin e armës. 5 prej plumbave e kanë qëlluar në trupin e tij, një e ka në kokë, një ka dalë bosh. Nga hyrja , dyshohet që ka pasur një konflikt mes të ndjerit dhe autorit, dy gëzhojat e tjera i përkasin një arme tjetër. Nuk është kapur asnjë pistoletë, është vetëm një ekzekutor, ai ka ikur në këmbë. Ka lëvizur në këmbë në sheshin Willson”,- u shpreh Artan Hoxha në rubrikën “Opinion”.
“E ka pritur të ndjerin, vrasësi nuk vret për herë të parë, goditja në kokë është dhënë pas goditjeve në trup. Ai ka këmbëngulur për misionin e tij. Shumë i bindur në atë çka ka marrë përsipër. Kapelja e pengon mimikën, pistoleta tjetër ka qitur vetëm një herë. Ai mund të jetë larguar në një distancë 700 metra, nga ty mund të ketë lëvizur me një mjet, autori është një. Këta ose e bëjnë me pagesë, ose e bëjnë për shkak të një detyrimi që i ka një personi. Grupet kriminale kanë në grupet e tyre qitës. Ngjarja për shkak të detyrës”,- tha Hoxha. (M.D/ Shuplaka)