Këngëtari grek Notis Sfakianakis ka reaguar pas shumë replikave në distancë që artistët shqiptarë i bënë koncertit të tij.
Në një intervistë për Top Channel, Sfakianakis ka mohuar deklaratat e tij kundër shqiptarëve. Ai ka thënë se të gjitha janë manipuluar nga mediat.
Këngëtari ka patur dhe një mesazh në shqip ku ka thënë:”Ju dua shumë”.
“Nuk i kam thënë kurrë këto fjalë. Mediat më kanë manipuluar. Dhe diçka tjetër, fakti që këtu jemi në ILIRI kjo i thotë të gjitha. Ta ftojmë publikun së bashku në Pallatin e Kongreseve të enjten…
Ju dua shumë, ju pres në Pallatin e Kongreseve”, tha ai në shqip.
(F.G/Faxweb.al)