22:40 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“As dialogu as reforma zgjedhore”, Manjani-Sorecës: Që ta mbledhësh mendjen, ja çfarë e zgjidh krizën

11:23 | 03/07/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“As dialogu as reforma zgjedhore”, Manjani-Sorecës: Që ta mbledhësh mendjen, ja çfarë e zgjidh krizën

Deklarata e bërë së fundmi nga ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca për nevojën emergjente dialogut politik që t’i jepet përparësi në këtë mënyrë edhe implementimit të Reformës në Drejtësi ka nxitur reagime jo të pakta në rrafshin politik.

Ka qenë edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ai që e ka komentuar deklaratën e ambasadorit duke dhenë edhe qëndrimin e tij me anë të të cilit shprehet se Shqipëria ka nevojë për rivendosje të autoritetit Kushtetues!

Sipas Manjanit është fakt se Kushtetuta është momentalisht një document në letër që nuk e lagalizon dot asgjë dhe shton se organizimi shtetëror tashmë është i gjithi nën hyqmin e një partie të vetme.

“Parlamenti, qeveria, bashkitë, administrata, policia, drejtësia, ekonomia, shoqëria civile, universitetet, shkollat e madje edhe Akademia e Shkencave janë të gjitha të një partie dhe drejtohen nga një njeri i vetëm. Ndërkohë, Kushtetuta parashikon ndërtimin e një sistemi demokratik bazuar në pluralizëm qeverisje dhe jo autokratik e monopartiak”, shkruan Manjani.

Sipas Manjanit fillimi i një zgjigdhjeje të qëndrushme nuk është as reaforma zgjedhore as dialogu por zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Reagimi i plotë:

Që ta mbledhë mendjen Soreça e të tjerët, Shqipëria ka nevojë për rivendosje të autoritetit Kushtetues!

Kushtetuta është një dokument në letër që nuk legalizon dot asgjë nga ky realitet ku gjendet Shqipëria.

Nuk po i hyj fare analizës se kush e ka fajin, por ky është fakt. Krejt i lexueshëm nga të gjithë, përfshi edhe ata që s’dinë të lexojnë.

Organizimi shtetëror tashmë është i gjithi nën hyqmin e një partie të vetme.

Parlamenti, qeveria, bashkitë, administrata, policia, drejtësia, ekonomia, shoqëria civile, universitetet, shkollat e madje edhe Akademia e Shkencave janë të gjitha të një partie dhe drejtohen nga një njeri i vetëm.

Ndërkohë, Kushtetuta parashikon ndërtimin e një sistemi demokratik bazuar në pluralizëm qeverisje dhe jo autokratik e monopartiak.

Ndaj detyra e shqiptarëve është rivendosja e autoritetit kushtetues, pra e sistemit demokratik.

Kjo detyrë fillon të zbatohet ditën kur Shqipëria të bëhet më një parlament pluralist. Prandaj duhet një datë zgjeshjesh parlamentare asgjë tjetër.

Kjo është krizë e politikës sonë që nuk e zgjidh më politika, as me dialog koti e aq më pak me reformën zgjedhore imagjinare që do ta votojë parlamenti monist i mbushur me idiotë e “kopilë politikë”- siç thotë me të drejtë Akademik Profesor Artan Fuga.

Zgjedhjet parlamentare janë fillimi i zgjidhjet se çdo gjëje tjetër.

Kjo Shqipëri nuk është gati t’i bashkëngjitet Europës, megjithë dashamirësinë e Mogherinit që po na lë shëndenë…

Zgjedhjet parlamentare, ku populli Shqiptar të ketë mundësinë të zgjidhë krizën.

Populli shqiptar e meriton ta ketë këtë mundësi, njësoj si populli Italian, Austriak, Spanjoll, Danez e madje edhe si populli Serb, Maqedonas e Grek.

Të gjithë këto popuj vendosin për parlamentin e qeverinë që duan. Pse jo Shqiptarët?!

Kjo është çështja! 
Të tjerat janë pallavra.

Më herët edhe i vendit Ilir Meta përmes, ka komentuar reformën në drejtësi, që sipas tij po keqpërdoret, dhe është shumë larg rezultateve që prisnin shqiptarët në momentin kur ajo u miratua me 140 vota në Kuvend.

Meta i përgjigjet në mënyrë indirekte dhe ambasadorit të BE Luigi Soreca, i cili mëngjesin e sotëm nxiste palët politike në arritjen e një dialogu, dhe inkurajonte ndërtimin sa më parë të institucioneve të drejtësisë së re.

Deklarata e Metës së Metës i është përgjigjur mënjëherë zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali duke thënë se ky i fundit “na la po Reformën në Drejtësi meazallah se e lëshon në rrokullimën e tij të zhurmshme!”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: ilir metaluigi sorecareforma ne drejtesiylli manjani
Pas

Demokracia në rënie të lirë, ne, populli i Shqipërisë

Para

Alarm i kuq: Athina kërkon vetëvendosje për “Vorio Epirin”

Para
Reagon historiani Murat Shabani: Mini Shengeni ballkanik është “Sindroma e xhelatit me víktimën”

Alarm i kuq: Athina kërkon vetëvendosje për “Vorio Epirin”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.