Mesa duket dhe kryesuesja e PS-së për listën e Tiranës Elona Gjebrea kapet në shkelje të ligjit, teksa hyn brenda qendrës së votimit te shkolla “Kushtrimi i Lirisë”.
Kandidatja e PS-së, ish-zv.ministre e Brendshme është fotografuar teksa në shoqërinë e personave të tjerë futet brenda qendrës se votimit, gjë që bie ndesh me Kodin Zgjedhor.
Por ka qenë ndërhyrja e dy personave të tjerë që kanë nxjerrë jashtë ish-zv.ministren e Brendshme. Kujtojmë se të njëjtin veprim kanë kryer gjatë ditës së sotme dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, deputeti i Lushnjes Bujar Çela apo të tjerë kandidatë.
(E.K/SHUPLAKA)