22:34 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Asambleja e PS-së, zbulohen emra të rinj të kandidatëve për bashkitë e vendit

09:28 | 11/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Asambleja e PS-së, zbulohen emra të rinj të kandidatëve për bashkitë e vendit

Partia Socialiste zhvillon sot mbledhjen e Asamblesë nga e cila do të dalin edhe emrat e kandidatëve për 61 bashkitë e vendit.

Bashkitë më të përfolura dhe që sipas burimeve kanë krijuar debate dhe mëdyshje brenda PS-së janë ajo e Durrësit e Dibrës dhe e Shijakut pasi për këtë të fundit ditën e djeshme është diskutuar gjerësisht dhe me shumë gjasë pritet  të jetë Ardian Gurma. Ndërkohë në Kavajë do të jetë Arben Rudia.

Ditën e djeshme është konfirmuar edhe Dritan Leli në Vlorë pavarësisht se janë bërë disa ‘spekulime’ bazuar në sondazhet e bëra për rikonfirmimin e tij. Ndërkohë që në Dibër emri i përfolur është ai i deputetes Reme Lala.

Kujtojmë se kreu i PS-së Edi Rama ka qëndruar për 45 minuta ditën e djeshme në takim me koordinatoren e qarkut  të Dibrës, Olta Xhaçka pasi sipas informacioneve ka shumë pasiguri nga ana e kryeministrit për caktimin e Reme Lalës si kandidate ndërkohë që për këtë bashki përfliten edhe emra të tjerë.

Një tjetër bashki që me sa duket ka hapur debate të shumta është edhe ajo e Durrësit ku Rama këmbëngul që të jetë një femër dhe emri më i përfolur është ai i Valbona Sakos, aktualisht drejtoreshë e tatimeve në Durrës i propozuar nga Vangjush Dako.

Mësohet gjithashtu se Pusteci dhe Finiqi të cilat janë me popullsi minoritare do t’i lihen aleatëve.

Pas përfundimit të takimeve me koordinatorët e qarqeve ditën e djeshme, kryetari i PS-dë nuk ka preferuar të japë asnjë prononcim për gazetarët.

Megjithatë sot pritet që të publikohet edhe lista e plotë e kandidatëve në të 61 bashkitë e vendit nga ana e Partisë Socialiste e paralajmëruar edhe nga kryetari i saj, Edi Rama.

Ajo çfarë dihet tashmë është se në disa bashki janë bërë të ditur emrat e kandidatëve për disa bashki duke nisur nga rikonfirmimi i Erion Veliajt në Tiranë, Armando Subashit në Fier, Sotiraq Filos në Korçë, Pjerin Ndreut konfirmohet në Lezhë, Kukës Safet Gjici, në Elbasan Glendion Llatja, në Shkodër do kandidojë Valdrin Pjetri, ne Berat Ervin Demo, ndërsa në Gjirokaster perflitet se do kandidojë deputeti Flamur Golemi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Asambleja e PSZBULOHEN EMRAT E KANDIDATEVEZGJEDHJET E 30 QERSHORIT
Pas

Foto/ Ceremonia për Kacifasin, kthehen mbrapsht në kufi 9-të shtetas grek

Para

FOTO/ Pak orë para protestës nuk përmbahet Elbasani, parrulla me mbishkrimin “Rama ik” e “Rama zhduku tradhtar”

Para
FOTO/ Pak orë para protestës nuk përmbahet Elbasani, parrulla me mbishkrimin “Rama ik” e “Rama zhduku tradhtar”

FOTO/ Pak orë para protestës nuk përmbahet Elbasani, parrulla me mbishkrimin "Rama ik" e "Rama zhduku tradhtar"

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.