Ish-deputeti Halit Valteri është paraqitur sot në SPAK si dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçes, lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.
Ngjarja ndodhi në nëntor 2019 dhe la të vrarë shoferin e Ndojës, Andi Maloku, si dhe të plagosur Landi Muharremin.
Ai ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me drejtësinë. Hetimet për atentatin vazhdojnë, ndërsa disa nga të dyshuarit janë ende në arrati.