Pas vendimit të presidentit të SHBA-vë Donald Trump për tu tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin, situate në Lindjen e Mesme është agravuar së tepërmi.
Izraeli në përgjigje të sulmit të Iranit në Golan ku pak pas mesnatës së djeshme, 20 raketa “fajr” të Iranit goditën pozicionet izraelite në zonat e pushtuara të Sirisë në lartësitë Golan duke shkaktuar dëme material.
Izraeli në kundërpërgjigje të këtij akti ka sulmuar bazat e Iranit në Siri me 70 raketa duke vrarë “të paktën 23 luftëtarë” në shenjë hakmarrje.
Avionët luftarakë bombarduan bazat ushtarake, depot e municioneve dhe qendrat e inteligjencës, pasi Tel Avivi nxiti frikën e një lufte duke paralajmëruar: “Nëse bie shi në Izrael do të derdhet në Iran”.
Raketat goditën “pothuajse çdo objektiv”, thanë shefat ushtarakë izraelitë.
Pesë ushtarë sirianë, duke përfshirë dy oficerë dhe 18 luftëtarë të milicisë u vranë në sulm, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani.
Numri i të vdekurve ka gjasa të rritet, sepse disa të plagosur janë në gjendje kritike,shpjegoi një zëdhënës i grupit.
Observatori beson se sulmet kanë shënjestruar vendet e dyshuara ku besohet se bazohen këshilltarët iranianë.
Më parë, Izraeli dhe Irani bënin një luftë indirekte e njeri-tjetrin, por vendimi i Trump-it i bëri ata që të përplasen direkt duke sjellë kështu një tjetër konflikt në Lindjen e Mesme tepër të përzierë. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post