Një avion privat ka dalë nga pista mbrëmjen e sotmë në Aeroportin e Ataturkut në Stamboll, duke shpërthyer në flakë.
Avioni ishte nisur për të fluturuar drejt Qipros, kur kërkoi të bënte ulje urgjente.
Në momentin e uljes avioni doli nga pista dhe shpërtheu në flakë. Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikëset.
Ndërkohë në avion ndodhheshin katër persona, tre pjesëtarë të ekuipazhit dhe një udhëtar. Të gjithë janë mirë, nuk ka dëme në njerëz
Aeroporti i Ataturkut, një prej më të ngarkuarve në Europë me deri në 1500 fluturime në ditë, u rihap për fluturimet pas shuarjes së plotë të zjarri.
(S.SH/Shuplaka)
(S.SH/Shuplaka)