05:52 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Avokati Braho: Rama po parashikon të mbajë zgjedhje me Kushtetutën e 1976-s

15:45 | 19/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Avokati Braho: Rama po parashikon të mbajë zgjedhje me Kushtetutën e 1976-s

Avokati Ledio Braho deklaron se Edi Rama po parashikon të zhvillojë zgjedhje mono-partiake, sipas modelit të parashikuar në Kushtetutën e vitit 1976, e cila u miratua në kulmin e periudhës komuniste në Shqipëri.

Në një intervistë për televizionin “Fax Neës”, ku ishte i ftuar për të komentuar situatën aktuale politike nga pikëpamja ligjore, juristi Braho u shpreh se “këmbëngulja e kryeministrit Edi Rama për të zhvilluar zgjedhje pa opozitën na rikthen në një sistem që është lënë pas prej 30 vitesh”.

Situata politike është e paqartë. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shfuqizoi dekretin e tij të nënshkruar në nëntor 2018, në të cilin parashikohej që zgjedhjet lokale do të zhvilloheshin në 30 Qershor.

Presidenti mori këtë vendim, pasi opozita vendosi të mos hyjë në zgjedhje pa largimin e kryeministrit Edi Rama, të cilin e konsideron si përgjegjës për “masakrën elektorale” të zhvilluar në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017. Disa përgjime të dosjeve “339” dhe “184” të Prokurorisë për Krime të Rënda, të publikuara nga gazeta gjermane “Bild” dëshmuan se si zyrtarë të lartë socialistë kanë bashkëpunuar me grupe kriminale për vjedhjen/blerjen e votave.

Në këtë situatë politike, kur vendi po shkonte drejt zgjedhjeve vetëm me Partinë Socialiste, Presidenti vendosi ç’dekretimin e datës 30 qershor dhe ftoi palët të ulen në dialog. Por kryeministri Edi Rama është i bindur që të zhvillojë zgjedhjet në fund të këtij muaji, edhe pse i vetëm, edhe pse pa një dekret presidencial në fuqi.

Pikërisht, për këtë situatë, avokati Ledio Braho shprehet se Edi Rama ka vendosur të shkojë i vetëm në zgjedhje, vetëm duke iu referuar periodicitetit të tyre (një herë në 4 vjet), por duke shkelur në këtë mënyrë parimet e demokracisë funksionale.

Juristi Braho vlerëson se kryetari i “Rilindjes” duket që ka zgjedhur të zbatojë Kushtetutën komuniste të vitin 1976, e cila, në nenin 3 të saj parashikonte: “Partia e Punës e Shqipërisë, pararojë e klasës punëtore, është forca e vetme politike udhëheqëse e shtetit dhe e shoqërisë”.

Gjithashtu, duke iu referuar argumentave juridikë që parashtron kryeministri për faktin që zgjedhjet nuk mund të shtyhen, për shkak se Kushtetuta parashikon periodicitet 4-vjeçar, avokati Ledio Braho ka një mendim tërësisht të kundërt, të cilin e mbështet në ligjin “Për vetëqeverisjen vendore, i miratuar në vitin 2015, pikërisht në kohën që qeveria drejtohej nga maxhoranca e Edi Ramës.

Ligji nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, – shprehet Braho- në nenin 53/1, parashikon se “Këshilli bashkiak ushtron funksionet e tij nga data e konstituimit, deri në krijimin e këshillit të ri pasardhës”.

Po ashtu, në lidhje me kryetarin e bashkisë, i njëjti ligj, në pikën 4 të nenit 60 parashikon se “Ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë fillon në çastin kur bën betimin dhe përfundon kur bën betimin kryetari pasardhës”.

Pra, është e qartë se-thekson avokati Ledio Braho, që ligji nuk parashikon afate të prera për përfundimin e mandatit të kryetarit të qeverisjes vendore dhe këshillit bashkiak. Nenet e sipërcituara sanksionojnë që kryetari dhe këshillat bashkiakë ekzistues qëndrojnë në detyrë deri në konstituimin e strukturave të dala pas zgjedhjeve.

Pas

Shoqërohet në polici pas përplasjeve në Burrel, ish-deputetja e PD-së

Para

Dalin pamjet, ish-deputetja Dhurata Çupi shoqërohet nga 2 persona të maskuar (FOTO)

Discussion about this post

Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.