Ditën e sotme Avokati i Popullit ka dërguar në Kuvend 4 kandidatët që kanë aplikuar për të qenë anëtar të Shoqërisë Civile në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
4 kandidatët, Mimoza Cinami, Alfred Balla, Entela Baci dhe Andi Murataj kanë prezantuar platformat e tyre sot në një seancë paraprake dëgjimore para një komisioni të ngritur nga Avokati i Popullit.
Duhet të theksojmë që zgjedhja e anëtarit të KLP-së pritet t’i japë fund ngërçit të krijuar mes mazhorancës dhe opozitës për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Ri të Përgjithshëm.
KLP duhej të ishte ngritur që në muajin prill, por për shkak se shoqëria civile nuk kishte paraqitur asnjë kandidat, ky organ mbeti pezull. Kjo solli edhe problemin për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përkohshëm. pasi ky organ zgjedh Kryeprokurin e Ri. Qeveria Rama për shkak se nuk është formuar akoma KLP-ja e zgjodhi me shumicë parlamentare Arta Markun, Kryeprokuroren e Pëkohshme. (J.V/Faxweb)