Ministria e Brendshme e Republikës së Kosovës ka reaguar pas lajmeve në mediat shqiptare se dëshmitari X, Albert Veliu ka kërkuar azil në Kosovë.
Në reagimin e ministrisë për Veliun, thuhet se procedura e azilit nuk është e hapur për publikun.
Ministria sqaron se procedura e azilit zgjat deri në 6 muaj.
Veliu do intervistohet në kohën e duhur për caktimin e statusit.
“Në pajtim me legjislacionin në fuqi përkatësisht neni 49 i Ligjit për Azil procedura e azilit nuk është e hapur për publikun. Në parim procedura e azilit zgjat 6 muaj dhe të drejt për të kërkuar azil kanë secili shtetas i huaj apo person pa shtetësi. Pas paraqitjes së kërkesës për azil shtetasi i huaj apo personi pa shtetësi do të intervistohet në një kohë të arsyeshme me qëllim të përcaktimit të statusit të mbrojtjes.
Që nga viti 2017 gjithsej kanë kërkuar azil 235 persona shumica e të cilëve vijnë nga Afganistani, Siria, Libia, Turqia etj., dhe prej tyre 6 persona kanë përfituar statusin e refugjatit dhe dy persona kanë përfituar statusin e mbrojtjes plotësuese. (shumica e azilkërkueseve janë larguar drejt shteteve të BE-se sepse Kosova ende nuk duket të jetë vend destinacioni (situatë e ngjashme në Ballkanin Perëndimorë) për të huajt”, thuhet në përgjigjen MPB-së.
(F.G/Faxweb.al)