Është shtyrë sërish seanca që pritej të mbahej sot në Gjykatën e Apelit për atë që njihet si çështja “Babale”. Shkak për shtyrjen e seancës ishte mungesa e deputetit Ervin Salianji në gjyq.
Ai paraqiti një kërkesë për shtyrje të gjyqit për shkak të një udhëtimi pune në Indonezi. Herën e kaluar, seanca u shty pasi avokati i gazetarit Jetmir Olldashi pretendoi se kishte probleme shëndetësore.