22:57 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

” ‘Balena Blu’ të manipulon, ndërhyn në psikikën tonë, është kurth”

11:27 | 16/06/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
” ‘Balena Blu’ të manipulon, ndërhyn në psikikën tonë, është kurth”

Loja e rrezikshme e “Balenës Blu”, “nuk është shaka” madje ajo është kthyer në makth. Këtë e pohon edhe pediatrja Lira Gjika, e cila nënvizon se ‘loja është një kurth për jetën dhe operon në zona të ndërmjetme të psikës, të cilat vetë lojtari nuk i njeh dhe nuk kupton”. 

REAGIMI:

Në emisione televizive dhe rrjetet sociale, po flitet shumë për “balenën blu”, këtë lojë të frikshme që e dërgon lojtarin, natyrisht adoleshent, drejt vdekjes. Nuk është shaka, por produkt i mendjeve diabolike që nëpërmjet lojës dhe anonimatit, ndihen të pushtetshëm ndaj jetës së tjetrit. Kjo lojë bazohet në manipulimin dhe shfrytëzimin e papjekurisë psikoemocionale të adoleshentit.

Frika që mos të jetë i dështuar, kurioziteti për limitet e jetës dhe vdekjes dhe mbi të gjitha paaftësia për të kuptuar vdekjen si fund përgjithmonë. Këto janë elementët që shfrytëzon kjo lojë. Loja është një kurth për jetën dhe operon në zona të ndërmjetme të psikës, të cilat vetë lojtari nuk i njeh dhe nuk kupton. Këtu qëndron edhe ligësia e personave që e kanë krijuar.

Këto lojra e nxisin lojtarin dhe e fusin në labirinthe që ndërtojnë varësi totale ndaj lojës apo më saktë, e çojnë lojtarin deri në skllavëri ndaj lojës. Pasi arrihet pushteti i plotë fillon dhe zbatohet skenari i realizimit të aktit final vetëvrasjes. Specialistët tërheqin vëmëndjen se manipulimi i lojtarit, t’i bindet çdo urdhri me vullnetin e tij apo mos të ketë tjetër zgjidhje vetëm urdhrit të lojës, është i ndërtuar aq heshturazi sa adoleshenti nuk e ndjen manipulimin, por thjesht bindet. Edhe një gjë, nuk është e para lojë e tillë, të paktën kjo lojë po denoncohet.  (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

Etiketa: balena bluLira Gjikaloja
Pas

”Mbledhja e parë e Qeverisë së Re, do të bëhet te ‘gunga’ Skënderbej…”

Para

“Nëse në fletën e votimit përveç kryqit vizatoj edhe një penis më dënon ligji?”, 11 konstatimet e Erion Kristos

Para
”Balta” mbi protestuesit, aktivisti: Sa herë që rrezikohet pushteti, aq herë del në pah urrejtja për njerezit e thjeshtë!

"Nëse në fletën e votimit përveç kryqit vizatoj edhe një penis më dënon ligji?", 11 konstatimet e Erion Kristos

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.