04:13 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Mbledhja e parë e Qeverisë së Re, do të bëhet te ‘gunga’ Skënderbej…”

11:27 | 16/06/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Mbledhja e parë e Qeverisë së Re, do të bëhet te ‘gunga’ Skënderbej…”

Nga Flutura Açka

Ju i thoni shesh, por mua m’u ngja si gungë. Kjo është një vepër kriptofashiste. Një madhështi agresive, e dhunshme, mbytëse dhe antihumane. Për syrin, së paku. Dhe nuk e kam thënë unë, por dhjetëra njerëz që kam takuar. Sigurisht ata e votuan këtë shesh, jo vetëm me votë të pastër, por edhe me heshtjen e tyre kur sheshit ku punohej natën, ditën i ziheshin sytë me fasha plastike. Tani le t’i kërcejnë me sazet e natës kësaj fike që e fiku Tiranën, sepse ditën as kalon dot aty se të bie të fikët. Kjo gungë ia humbi perspektivën tê gjitha rrugëve rrotull, veçmas kërrabës Rruga Durrësit-Rruga Kavajës, se për bulevardin kryesor nuk kam ç’them. Në fakt, e gjjithe halli ishte ajo Brima aty anash, që këta i thonë parkim. Por këtë populli i delezuar nuk e kupton dot.

Ajo do të jepet me konçension shpejt sepse shteti nuk i mban dot paratë (sepse i vidhen bankat). Të tjerat dihen. Tani thjesht e kanë mbuluar me shkurrishte që të mos duket shumë dhe të mos ua kujtojë njerëzve milionat e hedhura për këtë shëmti kombëtare. Një i huaj që kaloi atypari, më pyeti se si e kishim lejuar ne këtë? Iu përgjigja se shqiptarët janë sehirxhinj, dhe përderisa lektisen tek quhen dele, mbase janë dele vërtet. Ndryshe si mund të ndodhin të gjitha këto? Dhe më e trishtueshmja, në fushatën e opozitës u harruan fjalët: kanabis, parlamentarë kriminelë, korrupsion, konçension, plehra, e plot të tjera, për të cilat duhet bërë opozitë e fortë në këtë vend.

Dëgjova se edhe Sazanin do ta japin me konçension. Po sigurisht, pse ta shpallin park kombëtar? Pse të harxhonin vetëm 2 % nga paratë e sheshit (një linjë anijeje shtetërore, ca shtigje për ecje, ca fletë-palosje dhe ca lehtësira të tjera) për t’ua bërë dhuratë shqiptarëve? Gjithë këtë dhuratë shqiptarëve? U bënë këta? Diktatura ua mohoi atë bukuri 50 vjet, neodiktaturat ua mohuan 25 vjet, tani kriptofashistët do ta japin me konçension dhe shqiptarët e varfër jo vetëm që nuk do ta shohin dot, por do t’u duhet edhe vizë (dhe shumë para) për të shkuar atje.

Kurioze jam çdo të ndodhë me Karaburunin, megjithëse e përfytyroj. Tani i ka ardhur radha edhe ajrit që thithin shqiptarët, të jepet edhe ai me konçension. Sepse edhe atë e kanë dhuratë. E dini çfarë? Kur të shkoni të votoni më 25 qershor merri nje shkrumb me vete dhe nxijeni fletën. Edhe po nuk e bëtë ju, delet, do ta bëjë historia. Ajo, kurdo që të jetë do ta shkruajë me shkrumb të zi emrin e kujtdo që pandeh se do të hyjë në histori nga dera e gjirizeve të demokracisë…

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2157″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

 

 

Etiketa: ackaflutura ackasheshiSheshi Skenderbej
Pas

Tjetër rast prostitucioni në Tiranë, pranga katër personave. Mes tyre tutorja dhe shoferi

Para

” ‘Balena Blu’ të manipulon, ndërhyn në psikikën tonë, është kurth”

Para
” ‘Balena Blu’ të manipulon, ndërhyn në psikikën tonë, është kurth”

" 'Balena Blu' të manipulon, ndërhyn në psikikën tonë, është kurth"

Discussion about this post

 



Të Fundit

PD në avantazh në Shkodër/Kryeson me rreth 400 vota pas numërimit të 29 kutive nga 405 gjithsej

Hapen 30 kuti nga 508 në total në Elbasan, sërish PS kryeson

PS kryeson në Vlorë pas numërimit të 41 kutive të para: 4,693 vota deri tani

PS kryeson në Belsh e Prrenjas, si ndahen votat mes ‘të vegjëlve’

Ekzekutohet urdhri i ndalimit nga SPAK për babain e kandidates së PSD-së në Fier

Numërohen 5% e kutive të votimit në të gjithë vendin, PS kryeson me 84 mandate, PD 49 mandate. PSD forcë e tretë politike

Numërohen 40 nga 198 kuti në Gjirokastër, PS kryeson ndaj opozitës

Numërohen 16 nga 449 kuti votimi në qarkun e Vlorës, PS kryeson, grumbullon 1455 vota

Numërohen 54 nga 422 kuti në Korçë! Kryeson Partia Socialiste

Numërohen 27 nga 275 kuti në qarkun e Beratit, PS kryeson me mbi 1400 vota

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.