02:56 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Balluku në spitalin “Memorial”: Autonomia financiare, konkurrencë e drejtë midis mjekëve sipas performancës

14:50 | 28/12/2024
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Balluku në spitalin “Memorial”: Autonomia financiare, konkurrencë e drejtë midis mjekëve sipas performancës

Duke nisur nga viti i ri 2025 në spitalin Rajonal Memorial në Fier do të aplikohet autonomia financiare. Kështu bëri me dije zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, gjatë një një bisedë me studentë të Universitetit të Mjekësisë dhe Infermierisë, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

Ministrja theksoi se “duke krijuar në sektorin publik autonominë financiare do të fillojë të krijohet një mundësi për një konkurencë të drejtë midis mjekëve specialist apo edhe infermierëve në varësi të performancës së tyre”.

“Angazhimi i qeverisë shqiptarë siç e dini shumë kapitali njerëz për sa i përket mjekësie është padyshim kollona më e rëndësishme mbi të cilën duhet të ngrihet sistemi ynë mjekësor, pra jeni ju apo mjekët që kontribuojnë në të gjithë vendi. Nga ana tjetër ju nuk e ushtroni dot profesionin siç duhet nëse nuk keni infrastrukturën e duhur. Sot teknologjia është një pjesë e pandarë e profesionit tuaj duhen më shumë investime që do të bëhen nga qeveria shqiptare, për sa i përket teknologjisë së përdorur në mjekësi.

Sot ne duhet të ndjekim ritmin e vendeve të tjera europiane për sa i përket depistimit që është pjesa më e rëndësishme sa i përket procesit mjekësor. Këto kanë një kosto të shtuar që diku krijon një kalendar të tërë të hapave që duhen hedhur për përmirësimin e kushteve në mjekësinë publike.

Spitali ku ndodhemi sot është ndërtuar për të krijuar këtë shembull të mirë, këtu ka nisur procesi i autonomisë menaxheriale dhe këtu në vitin 2025 do të aplikohet autonomia financiare”, tha Balluku.

Më tej Balluku nënvizoi se në “spitalet me autonomi financiare duke nisur nga ky spital ku ndodhemi sot Rajonali i Fierit, do të ketë mundësi të jetë atraktiv për të gjithë mjekët dhe infermierët duke i klasifikuar ata nga performanca dhe duke pasur parasysh kohën e shkurtër që duhet sot për të ardhur nga Vlora në Fier apo nga Tirana në Fier do të bien edhe barrierat e vendbanimit dhe të vendpunësimit. Shikojeni më afatgjatë. Ju do të shijoni dhe merrni frutet e gjithë kësaj reforme që qeveria shqiptare po nis”.

Balluku theksoi po ashtu se qeveria është e fokusuar për të rritur akoma më tej pagat e mjekëve dhe infermierëve, por nga ana tjetër është bërë një punë e konsiderueshme dhe me të gjithë hapat e reja që do të hidhen në reformë.

“Studiojeni pak autonominë financiare, më të gjithë ju do të keni mundësi të jeni konkurrentë në treg, pavarësisht se do të jeni kontributor në sektorin privat. Performance dhe kapaciteti juaj do të kenë një vlerë specifike në të gjithë këtë përzgjedhje”, tha Balluku.

Etiketa: balluku
Pas

Të paktën 8 të vdekur dhe 27 të plagosur në një përplasje mes një autobusi dhe një kamioni në Meksikë, shkaku i aksidentit i paqartë

Para

Përpjekjet për të vjedhur foshnjën nga skena e lindjes së Vatikanit, arrestohet aktivistja e shfaqur topless me origjinë nga Ukraina

Para
Përpjekjet për të vjedhur foshnjën nga skena e lindjes së Vatikanit, arrestohet aktivistja e shfaqur topless me origjinë nga Ukraina

Përpjekjet për të vjedhur foshnjën nga skena e lindjes së Vatikanit, arrestohet aktivistja e shfaqur topless me origjinë nga Ukraina

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.