Gazment Bardhi ashtu siç paralajmëroi, sot në orën 12:30 në Gjykatën Kushtetuese dorëzoi padinë për mandatin e Olta Xhaçkës.
Sipas Bardhit 44 deputetë të opozitës kanë firmosur kërkesën për të depozituar sërish në Gjykatën Kushtetuese, mandatin e Olta Xhaçkës.
“44 deputetë kemi firmosur padinë në GJK të Olta Xhaçkës, që mbrohet nga Edi Rama. Kuvendi ka shpallur veten sovran ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mbi të gjitha padia ka të bëjë me autoritetin e Gjykatës Kushtetuese. GJK do të duhet të mblidhet me urgjencë dhe të vendosë në vend dinjitetin e përdhosur nga Kuvendi. Nuk ka ndodhur kurrë që të hidhen në kosh me votë politike vendimet e GJK. Ndodh për herë të parë, që ndërsa SPAK po heton grabitjen e 11 mijë metër katror tokë nga Olta Xhaçka, Kuvendi refuzon që të zbatojë vendimet e drejtësisë. Deputetët e opozitës nuk lënë çështjet rrugës”, tha Bardhi për mediat.