Kreu i PD, Lulzim Basha ka mohuar që të ketë marrë kasetën e masakrës së Krushës së Madhe nga Melaim Bellanica, të cilin thotë se nuk e ka takuar asnjëherë. Sipas Bashës, ishte ish deputeti i PS, Dashamir Peza që mori kasetën pasi punonte si përkhtyes i BBC aso kohe.
“Kaseta e masakrës së Krushës së madhe është marrë nga Dashamir Peza në atë kohe si përkthyes i BBC. Ishte një trillim dhe fabrikim i ulët. Unë nuk ndjehemi dëmtuar, kërcënues nga hera e tretë në 15 vite që përsëriten këto akuza. Janë sajesa absolute.
Asnjëherë nuk e kam takuar zotin Bellanica. Fakti që Peza tregon se kaseta është marrë dhe transmetuar nga BBC dhe 180 kanale perëndimore.
Gënjeshtra e parë është e çmontuar. Skam qenë kurrë asnjëherë, pjesë e një procesi kundër luftës së UÇK-së.
Dy hetime kam bërë unë. Kam qenë pjesë e ekipit të Tribulanit të Hagës që ngriti akuzë kundër Milloshevicit dhe ngritjen e padisë. Pjesë e këtij ekipi kam qenë. Jam krenar që kam qenë pjesë e ekipit për të çuar para drejtësisë kasapin e Ballkanit”, tha Basha në ‘Opinion’.
Kryetari i opozitës shtoi se kjo është hera e katërt që përballet me të njëjtat akuza dhe arsyet e përsëritjes janë zgjedhjet elektorale, për të cilat thotë se kundërshtarët politik i kanë bërë nder.
“Nuk është hera e parë që flas për këtë cështje. Të njëjtat akuza më janë bërë në 2005, në 2009 dhe në 2010. Nuk është rastësi, janë zgjedhjet e 2005, zgjedhjet e 2009 dhe zgjedhjet bashkiake të 2011. Kjo është hera e katërt.
Në 2005, akuzat mi kanë bërë persona të PS. Ka qenë dikush që ka thënë ne krenohemi me Lulzim Bashën në Kosovë. Çështja është e thjeshtë dhe ajo që më shqetëson mua, është asgjë sepse në momentin që përballesh në mënyrë të përsëritur me akuza false, e para e punës, akuza bëhen qesharake dhe shpjegimet i kam dhënë. Kundërshtarët e mi politik më kanë bërë një nder të madh, kanë treguar cfarë tmerri kanë nga përballja e ardhshme elektorale dhe forcën e fjalës së tyre duke përdorur akuza të rreme. Kush dëmtohet nga kjo lojë dhe kush përfiton apo fshihet nga kjo lojë?
Shpresoj që të kemi mundësinë ti trajtojmë këto pyetje”, tha Basha. (A.M/Faxweb.al)