Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot lagjen e re e cila ndodhet në proces rindërtimi në Krujë pas pasojave që la pas tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Pjesë nga biseda:
Banorja: Ku je o ta shtoftë Zoti jetën! Ta bëftë Zoti mbarë siç ta ka bërë. ( I jep dorën dhe e përqafon)
Rama: Zgjati pak por erdhi, nuk kishit shumë besim, jo shumë, por nuk kishit fare.
Banorja: Si nuk kemi besim, se e ke kapur me këtë fjalë. Por si nuk kemi besim.
Rama: Po të mbaj mend unë ty.
Banorja: Ti i shtrive dorën gjithë botës, ne nuk lypim 100 lekë për borxhe.
Rama: Lëre se të mbaj mend kur erdha këtu dhe më thoshe mua “ec more ec, se kshu eee…” Të mbaj mend mirë.