15:16 | 29/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

BE-ja i quan “pretendime të pabaza” akuzat e Kurtit për Lajçakun

14:43 | 19/09/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
BE-ja i quan “pretendime të pabaza” akuzat e Kurtit për Lajçakun

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i ka quajtur pretendime të pabaza deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ishte në sinkron me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në takimin e 14 shtatorit në Bruksel.

“Nuk mund t’i komentojmë komentet e kryeministrit Kurti, sidomos kur janë pretendime të pabaza”, ka thënë ai.

Ai në një konferencë për media ka thënë se shtetet e Bashkimit Evropian ua kanë bërë të qartë Kosovës dhe Serbisë se duhet të vazhdojnë t’i përmbushin obligimet e marra nga dialogu, sa më shpejt që është e mundshme dhe pa parakushte.

Stano ka thënë se shtetet e BE-së e kanë përsëritur shumë qartë se e mbështesin emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi.

“Ata e mbështesin që ai ta ndihmojë Kosovën dhe Serbinë që t’i normalizojnë marrëdhëniet. Kjo deklaratë është e mbështetur nga 27 vende të Bashkimit Evropian. 27 vendet e BE-së kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që t’i përmbushin obligimet e tyre pa asnjë vonesë. Gjithashtu ua kujtojnë palëve për principin e konfidencialitetit në dialog. Kjo është shprehur shumë qartë për të dyja vendet”, ka thënë ai.

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që puna për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të nisë pa ndonjë shtyrje të mëtejmë apo parakushte.

Nëpërmjet një komunikate për media të publikuar të martën në mëngjes, Bashkimi Evropian përmes përfaqësuesit të lartë, Josep Borrell, ka thënë se është e shqetësuar për mungesën e zbatimit të zotimeve të arritura në Marrëveshjen për normalizim dhe Aneksin e Zbatimit, për të cilat Kosova dhe Serbia u pajtuan më herët sivjet. BE-ja ka përkujtuar se marrëveshja është obligative dhe luan rol në rrugën evropiane të të dyja vendeve.

Pas

Sekuestrohen në Tiranë mallra të kontrabanduara me vlerë 150 000 euro! Arrestohen tre persona

Para

Julian Nagelsmann do të jetë trajneri i ri i Gjermanisë për Euro 2024

Para
Julian Nagelsmann do të jetë trajneri i ri i Gjermanisë për Euro 2024

Julian Nagelsmann do të jetë trajneri i ri i Gjermanisë për Euro 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Balla në Ministerialin për 20 vjetorin e Konventës së Palermos: Droga po copëton shoqërinë tonë, po krijon terren për krimin

DEA godet grupin kriminal të shqiptarëve në Greqi, kapen 585 kg kokainë

“Problem mbetet pandëshkueshmëria”, Musai: Pak rëndësi kush është në pushtet, opozita jonë është e përgjumur!

NATO-ja miraton forca shtesë për shkak të tensioneve në veri të Kosovës

Radoiçiç konfirmon pjesëmarrjen dhe organizimin e sulmit në Banjskë

Inceneratori i Elbasanit, rishpallen tenderët për raportet mjedisore, u rrëzuan nga KPP

Sulmi i armatosur në veri të Kosovës, Milan Radoiçiç jep dorëheqjen si nënkryetar i Listës Serbe

I cilësuar si “zot i drogës”, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Alket Hatisë

“Antikushtetuese, fyerje për çdo mendje normale njerëzore”, deklarata e Bardhit pasi PS nuk dha konsensusin për ngritjen e Komisioneve Hetimore

Ekonomia mbetet e dobët dhe në tremujorin e dytë, rritet me 3.23%, mbahet në këmbë nga ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.