Tensionet në Lindjen e Mesme alarmuan gjithë botën, derisa Izraeli dhe Irani arritën një armëpushim, me ndërmjetesimin e Donald Trump.
Pasi të dyja palët akuzuan njëra tjetrën se e kishin shkelur armëpushimin, Bashkimi Europian I kërkoi Izraelit dhe Iranit të tregojnë përmbajtje maksimale.
Anouar El Anouni, Zëdhënësi i unionit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, tha se sulmet e raportuara tregojnë nënvizon se sa i brishtë mbetet ky armëpushim.
Ai theksoi se negociatat janë e vetmja rrugë për ta zgjidhur konfliktin.
Ndërkohë kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se shpreson që Irani të mbajë një armëpushim të përkohshëm me Izraelin.
Meloni tha se nëse armëpushimi vazhdon, është rruga e hapur për t’u kthyer në negociata, për të cilat Italia ka punuar që në fillim.
Kancelari gjerman Frierich Merz tha para parlamentit të vendit të tij se Irani dhe Izraeli duhet të vazhdojnë armëpushimin. Ai theksoi se do të diskutojë me partnerët europianë dhe amerikane në samitin e NATO-s, si mund të stabilizohet më tej situata.
Një reagim për armëpushimin erdhi edhe nga Rusia. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia e mirëpret një armëpushim mes Iranit dhe Izraelit.
Ai mohoi pretendimet se Rusia nuk ka arritur t’i japë mbështetje domethënëse Iranit në luftën e tij me Izraelin dhe shtoi se deklarata të tilla synojnë të tensionojnë marrëdhëniet ruso-iraniane.