19:36 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Begaj në Asamblenë Parlamentare të NATO-s: Shqipëria e përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive

11:58 | 27/05/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Begaj në Asamblenë Parlamentare të NATO-s: Shqipëria e përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ishte i ftuar si folës nderi në seancën plenare Asamblenë Parlamentare të NATO-s, “Dayton Challenges for EU Integration”. Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Aleancës Veriatlantike për sigurinë dhe stabilitetin në botën demokratike, rëndësinë e besimit, bashkëpunimit dhe vigjilencës mes anëtarëve të NATO-s për ruajtjen e paqes, si edhe nevojën thelbësore të pranisë së SHBA-BE në rajonin e Ballkanit.

Ndërsa foli për rrugëtimin Euroatlantik të vendit, Presidenti Begaj theksoi përkushtimin e Shqipërisë ndaj mbrojtjes kolektive me rritjen e investimeve në mbrojtje. “Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive dhe mbetemi të përkushtuar ndaj ndarjes së përgjegjësive më të mëdha për sigurinë evropiane. Është një domosdoshmëri strategjike të përmirësohen dhe të mbështeten investimet në mbrojtje dhe siguri.

“Shqipëria ka rritur buxhetin e saj të mbrojtjes. Ne kemi rritur buxhetin tonë të mbrojtjes, po rigjallërojmë industrinë tonë të mbrojtjes dhe po investojmë në infrastrukturën ushtarake dhe korridoret strategjike të transportit për të rritur lëvizshmërinë ushtarake. “Shqipëria do të vazhdojë të përmbushë të gjitha detyrimet dhe të kontribuojë në mënyrë konstruktive në përpjekjet kolektive të Aleancës në investimet në mbrojtje, mbështetjen për Ukrainën, përshtatjen strategjike dhe stabilitetin rajonal”, tha Begaj.

Veç përmbushje së detyrimeve si pjesë e NATO-s, Presidenti Begaj rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë krah Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. “Shqipëria mbetet thellësisht e përkushtuar për të promovuar integrimin Euroatlantik në rajon. Jemi krenarë për partneritetin tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara. Jemi krenarë që jemi një vend anëtar i NATO-s dhe një kandidat për në BE”, u shpreh Begaj

Në 30-vjetorin e marrëveshjes së Dejtonit, Begaj çmoi firmosjen e këtij dokumenti jo vetëm për Bosnjë dhe Hercegovinën, por edhe për paqen dhe stabilitetin në të gjithë Ballkanin, teksa bëri thirrje për dialog, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunim rajonal. “Duke reflektuar mbi tri dekadat e fundit dhe sfidat me të cilat përballemi sot, ne, shtete të vogla si Shqipëria, jemi më të bindur se kurrë se një prani strategjike e qëndrueshme e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në rajonin tonë është thelbësore”, deklaroi Begaj.

Begaj tha se më shumë se kushdo tjetër, vendet e Ballkanit Perëndimor e kuptojnë më mirë çmimin e paqes. Teksa përmendi Kosovën si një shtet i pavarur, Begaj shtoi se megjithëse është një realitet i pakthyeshëm, “ka zëra që tërheqin drejt së kaluarës, ende ka ndarje që mund të shndërrohen në tensione”.

“Kosova sot është një shtet i pavarur, sepse Shtetet e Bashkuara dhe Aleanca vepruan me shpejtësi dhe vendosmëri në një moment kritik. Është një realitet i pakthyeshëm dhe një pasqyrim i asaj që mund të arrijë një angazhim i vendosur ndërkombëtar. Ajo tregon gjithashtu fuqinë e vendosmërisë kolektive dhe përgjegjësinë që ndajmë në mbrojtjen e paqes, kur ajo është më e brishtë. Por ende ka zëra që tërheqin drejt së kaluarës, ende ka ndarje që mund të shndërrohen në tensione”, tha Begaj.

Presidenti apeloi për më shumë angazhim në ruajtjen e paqes, të cilën ai e cilësoi si fillimin e gjithçkaje tjetër që duam për të ndërtuar dinjitet, drejtësi, mundësi.

“Paqja është e paçmuar, por ka nevojë për investime. Paqja ekziston, por ka nevojë për përforcim. Progresi ekziston, por ka nevojë për vizion dhe drejtim.

Dejtoni kishte të bënte me përfundimin e një lufte. Kapitulli tjetër duhet të jetë për ndërtimin e diçkaje më të mirë, më të qëndrueshme, më të bashkuar, më të përgatitur për të përballuar të ardhmen”, përfundoi Begaj fjalën në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, gjatë së cilës përcolli një falënderim të veçantë ndaj Kongresmenit Michael Turner, kreut të delegacionit amerikan në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, i cili vendosi Dejtonin (Dayton) për mbajtjen e këtij sesioni pranveror.

Pas

Vijon ngërçi politik në Kosovë! Dështon për të 22-tën herë konstituimi i Kuvendit

Para

Dibër/ Nusja ‘shqep’ në dru vjehrrën dhe arratiset, Policia e shpall në kërkim 24-vjeçaren!

Para
Dibër/ Nusja ‘shqep’ në dru vjehrrën dhe arratiset, Policia e shpall në kërkim 24-vjeçaren!

Dibër/ Nusja ‘shqep’ në dru vjehrrën dhe arratiset, Policia e shpall në kërkim 24-vjeçaren!

 



Të Fundit

Presidenti Trump zgjat urdhrin për Ballkanin: Gjendje e jashtëzakonshme edhe për një vit

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

Protestë dhe mbështetje masive për forcat e armatosura në Teheran

Zjarret shkatërruese në ishullin turistik Hios, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Armëpushimi Izrael–Iran sjell rënie në çmimet e naftës globale

BE: Të zbatohet armëpushimi/ Perëndimi i kërkon Izraelit dhe Iranit të vetëpërmbahen

Grossi: Bashkëpunimi me Iranin, thelbësor për një zgjidhje diplomatike mbi programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.