Gjithçka nisi me një video të publikuar në Facebook, ku prindërit e Rubi Ibarra ftuan të njohur dhe të panjohur në 15-vjetorin e vajzës së tyre.
Por, askujt nuk ia priste mendja se kjo ftesë e hapur do të mblidhte në një qytet të Meksikës veriore mijëra persona. Ishte thuajse e pamundur që të kaloje mespërmes turmës, pasi ajo sa vinte dhe bëhej më e madhe.
Madje, nga njoftimi në Facebook, në festë erdhën edhe njerëz nga Amerika.
Shumë sponsorë ofruan mbulimin e të gjitha shpenzimeve të festës. Po ashtu, forca sigurie ndihmuan në mbarëvajtjen e saj. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”395″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post