Ishte data 29 dhjetor, rreth orës dy të drekës, kur disa personazheve të njohur shqiptarë, miq dhe kolegë të Kastro Zizos, morën një mesazh në Whatsapp: “Familja Bega ju fton në kurorëzimin e fejesës të djalit tonë Klevis Bega me …. në lokal…..”
Për disa, që e njohin mirë Kastron dhe bëmat e tij, kjo ishte një çmenduri e radhës dhe nuk e vunë ujin në zjarr, ndërsa të tjerët, që e justifikuan një çmenduri të bukur, u nisën me qejf drejt vendit për të qenë të pranishëm.
Kështu bëri edhe Ervin Kurti, gazetari i Top Show, i cili gjen rastin ta rrëfejë me detaje çfarë i ndodhi atë ditë kur Katro Zizo desh u fejua.
Bashkë me kolegen Gerta Gixhari, Ervini tha se u nisën drejt destinacionit ku ishin lajmëruar. Por pasi shkuan, të habitur, vunë re se nuk kishte asnjë shenjë se fejesa ishte këtu.
Pasi pyetën menaxherin, mësuan se fejesa ishte anuluar… “Ti po tallesh me ne?” ia kishte kthyer Ervini për lajmin e pabesueshëm. Ndërkohë të gjithë njerëzit hynin e dilnin me dhurata, kështu që Ervini nuk ishte e vetmja ‘viktimë’.
Fejesa ishte anuluar, ndërsa telefoni i Kastros i mbyllur: “Kësaj i thonë, hedh një budalla në lumë e 100 hidhen” – tha Kastro në Top Magazine duke e kthyer në humor të gjithë ngjarjen: “
Jam bërë shumë pishman, sepse edhe disa shokë të mitë besuan si e treta e vërteta dhe kishin sjellë nga 1000 – 2000 euro në zarf. Domethënë, unë kisha kapur një 30-she si fillim. Kisha kapur njërën, i kisha dhënë një 200-she dhe i kisha thënë ‘Na mi zemra këto”, kishte ndenjur me mua. Pas një muaji isha ndarë për mospërputhje karakteri…”
Çuditë që kanë emrin Kastro nuk kanë të sosur, por nëse ai e rrëfen me shaka historinë e fejesës, kur kjo të ndodhë vërtet për herë të tretë, ne do ta kemi të vështirë ta besojmë.