Rita Ora, këngëtarja e mirënjohur në botë me origjinë nga Kosova, i ka përcjell një mesazh padurimi popullit të saj me rastin e 10-Vjetorit të Pavarësisë.
Një mesazh padurimi për të qënë atje dhe festuar bashkarisht Ditën e Pavarësisë.Ja mesazhi i saj shkruar që dje në mbrëmje:
Vendlindja ime Kosovë! Po vij në atdhe! Kam një mesazh për ty!
Mezi po pres të vij aty dhe të jap një koncert për të gjithë në Prishtinë, në sheshin “Nënë Tereza! Pikërisht aty, në zemrën e qytetit. Të festojmë 10-Vjetorin e Pavarësisë. Jam shumë krenare që kam lindur në Prishtinë dhe dhe kam mundësinë të vij dhe të interpretoj si mike dhe dhe si Ambasadore. Le ta bëjmë këtë. Takohemi të shtunën.
(E.K/FAXWEB)