Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka reaguar pas përjashtimit të 5 deputetëve të Partisë Demokratike për 10 ditë nga Kuvendi. Ai shprehet se ky vendim nuk ia mbyll dot gojën opozitës.
“Nuk mund t’ia mbyllë gojën opozitës me përjashtimin e disa deputetëve. Që sot, është palaço parlament, palaço kryeministër dhe palaço qeveri. Palacço Rama do vazhdoje dhe pse i eshte shtrenguar laku., tha Korreshi.
Përjashtimi erdhi pas kërkesës së 7 deputetëve të PS, që akuzuan Sali Berishë, Flamur Noka, Edmond Spahon, Belind Këlliçin dhe Edi Paloka se kishin sjellje të pahijshme dhe jo etike gjatë seancës së djeshme.
Shkak i tensioneve ishte pasi opozita kërkoi që kryeministri Edi Rama të ishte i pranishëm për të dhënë llogari për akuzat ndaj tij për lidhjet me ish zyrtarin e arrestuar të FBI-së.