16-vjeçari K.B është arrestuar nga policia për vjedhje , dhe është shpallur në kërkim bahkëpunëtori i tij. I mituri ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Policia ka zbarfhur dhe dokumentuar 8 raste të tjera të vjedhjes në muajtdhjetor dhe janar.
Njoftimi i Policisë:
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”, dhe kreu të njëjtën vepër penale, vihet në pranga. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Zbardhen dhe dokumentohen 8 raste të tjera të vjedhjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Storm 2”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi:
– K. B., 16 vjeç, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.