06:08 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Berisha komplimenton Metën dhe e pranon: Majtist i palëkundur, më i majtë se Rama

21:50 | 09/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Si ndihem në vendin e 7-të në Tiranë”, flet Berisha

Ish-kryeministri Berisha në intervistën  e tij për gazetarin Lutfi Dervishi në “Përballë” u shpreh se Ilir Meta është një majtist i palëkundur dhe ç’është e vërteta sipas tij  është më i majtë se Rama.

Pjesë nga intervista:

DERVISHI: Një muaj pas zgjedhjeve, Parlamenti do të mblidhet për ceremoninë e fillimit të detyrës së Presidentit të Ri. Do të jeni në atë seancë?

BERISHA: Nëqoftëse ftohem, është një traditë normale, në të cilën pavarësisht se presidenti është zgjedhur pa miratimin e opozitës, por kjo nuk do të thotë se opozita nuk njeh presidentin. Opozita e njeh presidentin sepse ajo shumicë që ishte voton.

DERVISHI: A keni një vlerësim për Presidentin e zgjedhur Meta, të cilin kryetari i Partisë Socialiste e ka quajtur president më afër opozitës…

BERISHA: Ato janë vlerësime… Ilir Meta është një majtist i palëkundur dhe ç’është e vërteta është më i majtë se Rama…

DERVISHI: Në këtë rast ju po i bëni kompliment…

BERISHA: Po i bëj kompliment thua?! Mirë e ke! Vlerësim kam për një majtist. Natyrisht e kam theksuar dhe e theksoj që zgjedhjen nuk e kam quajtur kaq të domosdoshme. Për krizën që ndodhej vendi mund të bëhej me një diskutim më të gjerë dhe më të hapur dhe jo në atë mënyrë siç e bënë. Por a i takonte shumicës të zgjidhte presidentin? Unë them se i takonte shumicës të zgjidhte presidentin.

DERVISHI: Si ish president i parë i pluralizmit, çfarë sugjerimi mund t’i jepnit presidentit të ri, me të cilin ju edhe keni pirë kafe publike?

BERISHA: Natyrisht, presidenti ka një libër. Libri i presidentit është kushtetuta. Kjo është e vetmja që mund të them. Por e them që presidenti këtu është zhveshur nga funksione…

DERVISHI: Me ndërhyrjet e fundit…

BERISHA: Sidomos me ndërhyrjet e fundit presidenti ka humbur shumë funksione. Unë nuk kam qenë dakord. Dua të jem i hapur këtu, me përcaktimet e kushtetutës së ’98-ës, e cila e bëri presidentin kryeministër të gjyqësorit.

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: Sali Berisha
Pas

Berisha: Po, partitë në Shqipëri janë të kryetarëve, duhet qarkullim elitash

Para

Dy gola të shpejtë në ndeshjen Suedi – Francë (VIDEO)

Para
Dy gola të shpejtë në ndeshjen Suedi – Francë (VIDEO)

Dy gola të shpejtë në ndeshjen Suedi – Francë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.